Mbi 2500 efektivë policie do të jenë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes që do të zhvillohet të shtunën e 7 qershorit mes Shqipëri dhe Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Hartimi i një plani të detajuar masash nga Policia e Shtetit, nis me eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Serbisë që nga mbërritja e tyre në aeroportin e Rinasit, e deri në kthim.
Kontrollet janë fokusuar edhe tek personat që tentojnë të fusin sende të jashtëligjshme në stadium, si lëndë piroteknike, apo edhe banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarrë e flakadanë.
Më 7 qershor, nga ora 15:00 e deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Policia do të bllokojë të paktën 10 rrugë, duke nisur nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rrugicat qe lidhin stadiumin me Rrugen e Elbasanit, pranë Ambasadës së SHBA-së, si dhe disa rrugë pranë “Librit Universitar” në zonën e ish-Bllokut, si dhe ish-Gardës së Republikës.
Për personat që kryejnë paligjshmëri, si veprime të dhunshme, apo edhe hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes, dënohet me gjobë nga 50 deri në 100 mijë lekë, e deri në dënim me burg nëse aktet e dhunës janë edhe më të rënda.
Policia i bën apel tifozëve që të mos bien pre e mashtrimit me çmimin e biletave, si dhe të mos i publikojnë ato në rrjetet sociale, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin.
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota