Shqipëria do të jetë nikoqire e Serbisë të shtunën mbrëma në “Arenën Kombëtare”.
Por një mungesë e madhe në stadium do të jenë “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët për herë të parë nuk do të jenë të pranishëm në tokën shqiptare, për të përkrahur kombëtaren, shkruan Arbresh.info.
Kjo për shkak se Federata Shqiptare e Futbollit i la ata pa bileta.
Ndërkohë në një reagim të tyre disa minuta më parë ata njoftuan se edhe pse nuk do të jenë në stadium, ndeshjen do ta shikojnë së bashku duke e përkrahur kombëtaren nga larg.
Ata do të mblidhen në Tiranë është bërë e ditur.
“Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen. Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë”.
“Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne. Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, kanë shkruar tifozët zyrtarë të Kombëtares.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nis nga ora 20:45./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...