Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE), akuzoi qeverinë shqiptare për manipulim të zgjedhjeve.
Sipas Berishës, gjatë fushatës janë shpërndarë para publike në mënyrë abuzive, përfshirë nga 100 euro për çdo pensionist dhe falje prej 200 milionë eurosh në gjoba, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.
“Në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.
“Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se vendi ndodhet në “një situatë shumë të vështirë”. Kryetari i PD e mbylli fjalën e tij duke falënderuar PPE-në për mbështetjen, si edhe kërkoi ndihmë të mëtejshme për ta luftuar këtë situatë.
“Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh”, tha Berisha.
“Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm…Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian”, përfundoi kreu i PD, Berisha.
Në përfundim të mbledhjes, Partia Popullore Europiane (PPE), njofton PD, ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi.
Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”/atsh.al
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...