Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme në këtë institucion kanë ardhur në jetë tetë foshnja – pesë djem dhe tri vajza.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka vazhduar ofrimin e shërbimeve për pacientët në të gjitha repartet. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 588 vizita specialistike dhe janë pranuar 58 pacientë të rinj. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 218 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Laboratori i spitalit ka kryer gjithsej 3,663 analiza për 228 pacientë, ndërsa janë realizuar 10 operacione kirurgjikale.
Në kuadër të diagnostikimeve të imazherisë, janë kryer 114 ekzaminime me rëntgen, 42 me ultrazë, 34 tomografi kompjuterike (CT) dhe 11 mamografi.
Shërbimi i dializës ka ofruar 38 trajtime, ndërsa 57 pacientë kanë përfituar shërbime fiziatrike.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës theksojnë se janë të përkushtuar të ofrojnë kujdes profesional dhe të vazhdueshëm për qytetarët, duke qenë në dispozicion 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, gjatë gjithë vitit. /Gazeta Shneta/
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...