Forca e Sigurisë së Kosovës sot, në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 25”, përmes skenarëve do të shfaqë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë ShBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Sipas njoftimit, ushtrimi do të mbahet në orën 13:00, në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë.
“Të pranishëm në DV Day do të jenë udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, mysafir të ftuar nga vendet e NATO-s dhe partnere, ambasadorë, oficerë të lartë të FSK-së dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FSK./Arbresh.info/
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...