Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, do të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Lajmin e ka konfirmuar sot nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një vizite në këtë komunë.
Në prani të kryesisë lokale të LVV-së, deputetëve dhe ministrave, Kurti dha mbështetjen e plotë për rikandidimin e Aliut, duke vlerësuar qeverisjen e tij si shembull të angazhimit dhe rezultateve konkrete.
Lëvizja Vetëvendosje tha se nominimi i Aliut është dëshmi e besimit dhe përkushtimit për vazhdimin e transformimit në Shtime.
“Prandaj, në këtë rrugëtim të ri drejt zgjedhjeve lokale, e mbështesim fuqishëm Kryetarin Qemajl Aliu për një mandat të dytë, të denjë për qytetin dhe qytetarët e Shtimes. Fitoret e së kaluarës janë motivim për të ardhmen, dhe bashkë, me vullnet të plotë, Shtimja do të vazhdojë të zhvillohet edhe tej në çdo fushë e çdo cep të saj”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Arbresh.info/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...