Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku tha se “Kosova ka nevojë ta ketë në krye të Kuvendit një personalitet si Fatmir Limaj”, ndërsa foli për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo tha se “shpresë ka” për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet këtyre dy subjekeve politike.
“Kosova në këtë periudhë, me sfidat që e presin, ka nevojë ta ketë në krye të Kuvendit një figurë e cila do të përbashkonte”, tha Izmaku në T7.
Nisma ka shprehur gatishmërinë për një marrëveshje koalicioni me LVV-në, pasi, siç tha Izmaku, nuk kanë dashur ta shohin vendin “në një gjendje ‘status quo’”.
“Zoti Limaj është një ndër figurat kryesore në vend që ka qenë pjesë e shtetbërjes. Është edhe një memorie historike – unë mund të them edhe shtetformuese dhe administrative. Sepse Kuvendit i duhet edhe jurist. Duhet me i ditë goxha mirë ligjet me qenë në krye të Kuvendit, duhet me pasë edhe një lloj talenti që ti komunikon me krejt grupet politike. Pra, aty ka punë me deputetë, ka punë me nisma ligjore dhe ne e kemi konsideru që zoti Limaj është për këtë pozitë i duhuri”, tha ajo.
Izmaku tha se aktualisht “po duket që s’ka ndryshim nga të dy palët dhe ende mungojnë votat e mjaftueshme”.
Deputetja e Nismës tha se në fillim kanë pasur një “konfirmim” nga LVV-ja për Limajn kryeparlamentar.
“Ka qenë një situatë që në fillim e kemi pasë atë konfirmim – po flas edhe si deputete, se ne bisedojmë edhe me kolegë. Nuk është emër që nuk është mirëpritë. Zoti Limaj është emër i respektueshëm edhe prej grupeve tjera politike”, tha ajo.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...