Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim ekipin e projektit të ri rajonal të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, “Integriteti gjyqësor”, si dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Kosovë.
Pjesë e këtij ekipi ishin Udhëheqësi i projektit, Nick Hawkins, Zyrtarja e Organizatës (SCJS), Nuria Melero Gomez, Zyrtarja për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit në FCDO, Mercedes Broad, Shefja e Sektorit të Sundimit të Ligjit, zMargaret Belof, Zyrtarja për Zbatimin e Politikave në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Ambasadën Britanike në Kosovë, Altina Besimi, si dhe Koordinatorja vendore e Projektit (SCJS), Kimete Krasniqi.
Në këtë takim u bë prezantimi i projektit, i cili do të mbulojë pesë shtete të Ballkanit Perëndimor dhe që ka për qëllim mbështetjen e sistemit gjyqësor në Kosovë në përmirësimin e standardeve të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Në këtë kontekst, palët patën diskutime konstruktive për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të forcimit të integritetit institucional dhe avancimit të reformave në sistemin e drejtësisë.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, vlerësoi lart ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe theksoi gatishmërinë e institucionit që drejton për bashkëpunim të ngushtë në kuadër të këtij projekti me rëndësi të veçantë për avancimin e punës së Prokurorit të Shtetit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.
“Liria ka emër” thërret konferencë për media
Cakolli: Edhe në cirk me shku 46 herë, bëhet bajat
Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vi...
Pacolli me mesazh reflektues për mësimet e jetës: Disa erdhë...
Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan pë...
Peci: Madhështia e demokracisë fillon nga vullneti i lirë i ...