Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme (2 qershor) kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier, në vendin e quajtur “Takodrom”.
Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.
Ky është zjarri i dytë brenda 24 orëve, pas atij në Darzezë, ku flakët përfshinë pyllin me pisha, duke vënë kështu në rrezik edhe disa prej bizneseve në zonë.
/rtsh.al/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...