Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se në takim u diskutua rëndësia e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, diskutuam për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane. E vlerësoj gatishmërinë e Tanzanisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për t’i thelluar raportet tona dypalëshe. Kosova mbetet e përkushtuar për partneritet që bazohet në miqësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit./Arbresh.info/
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...