Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Xhevën, heroinën e lindur më 1 Qershor.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se më 1 Qershor lindi heroina Xhevë dhe ideali i saj për liri u bashkua me dëshirat për lirinë e fëmijëve të Kosovës dhe gjithë botës.
“Nderim për Xhevën, Heroinën e lindur në Ditën e fëmijëve! Në ditën e fëmijëve, shënojmë ditëlindjen e heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci, kujtojmë me nderim ditëlindjen e çlirimtares që dha jetën për liri. Në këtë ditë, lindi heroina Xhevë dhe ideali i saj për liri u bashkua me dëshirat për lirinë e fëmijëve të Kosovës dhe gjithë botës”, ka shkruar ai.
“Jeta dhe vepra e Xhevës, janë shembull i shkëlqyer i historisë më të re të kombit, është histori për gjenerata e cila dëshmon vlerën dhe dashurinë e pamatshme për lirinë e atdheut. Përkushtimi dhe sakrifica e heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, janë emblemë e lirisë dhe shtetit tonë, në këtë ditë dhe gjithmonë, do ta kujtojmë me nderim!”, u shpreh Lladrovci./Arbresh.info/
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...