Rodrygo e ka informuar Real Madridin për të ardhmen e tij

19:25 | 1 Qershor 2025
D.H

Ylli brazilian i Real Madridit, Rodrygo, i ka bërë të qartë klubit se dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabéu”, pavarësisht interesimit të madh nga disa klube të Premier League.

Sipas prestigjiozes spanjolle MARCA, sulmuesi 23-vjeçar ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën me “Los Blancos”, shkruan Arbresh.info.

Teksa klube si Manchester City, Liverpool dhe Arsenal kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.

Më parë është raportuar se Real Madridi është i interesuar ta shesë brazilianin nëse drejt tyre vjen një ofertë e mirë nga 80-100 milionë euro.

E ardhmja e Rodrygos mbetet në udhëkryq, me futbollistin që është pjesë e Los Blancos nga sezoni 2019/20 kur u transferua nga Santosi.

Ai ka qenë vendimtar dhe titullar i padiskutueshëm i Real Madridit, nën drejtimin e Ancelottit, teksa tashmë me trajnerin e ri mund të ketë ndryshime në stilin e lojës.

Në edicionin që lamë, 23-vjeçari ka luajtur në 50 ndeshje ku ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 10 asistime./Arbresh.info