Ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka uruar ditëlindjen e vëllezërve të tij.
A tha se të dy janë shembuj për t’u admiruar jo vetëm për suksesin në jetën profesionale por edhe në atë familjare, shkruan Arbresh.info.
Pacolli u uroi vëllezërve të tij shëndet të plotë, lumturi të pafund dhe jetë të gjatë e të begatë.
“Sot është një ditë e veçantë — ditëlindja e dy vëllezërve të mi të dashur, Eminit dhe Rrustës. Të dy janë shembuj për t’u admiruar, jo vetëm për suksesin e tyre në jetën profesionale, por edhe për mënyrën se si kultivojnë me dashuri dhe përkushtim vlerat familjare. Zemra më mbushet me krenari që kam pranë vetes njerëz kaq të veçantë. Ju uroj me gjithë shpirt shëndet të plotë, lumturi të pafund dhe jetë të gjatë e të begatë. Uroj të festoni edhe shumë e shumë ditëlindje të tjera, gjithmonë të rrethuar nga dashuria dhe gëzimi!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi