Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , Ramush Haradinaj i ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Me anë të një postimi në Facebook ku ka postuar fotografi, kreu i AAK-së thotë se fëmijët janë motivi i përpjekjeve tona jetësore, shkruan Arbresh.info.
Më tej, Haradinaj shprehet se është detyrë e secilit t’ua sigurojë lirinë dhe mbrojtjen nga çdo lloj abuzimi e dhune.
“Realizimi i ëndrrave dhe shpresave të fëmijëve është suksesi më madhor yni si shoqëri e shtet, sepse ata janë motivi i përpjekjeve tona jetësore. Është detyrë e jona të sigurojmë lirinë, sigurinë dhe edukimin e tyre, mbrojtjen e tyre nga çdo lloj abuzimi e dhune. Të dashur fëmijë, gëzuar 1 Qershorin”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...