Parisi mbrëmë fitoi Ligën e Kampionëve duke e mposhtur bindshëm Interin me rezultat 5-0 në finale.
Kontribut të madh në këtë finale dha edhe francezi i ri, Desire Doue, i cili realizoi dy gola dhe dhuroi një asistim, shkruan Arbresh.info.
Ditën e sotme ai edhe zyrtarisht u shpall lojtari më i mirë i ri i sezonit në Ligën e Kampionëve nga UEFA.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në rrjetin social X.
? Désiré Doué named 2024/25 UEFA Champions League Young Player of the Season ?#UCL | @PSG_inside pic.twitter.com/WiKBQvPkzb
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 1, 2025
Desire Doue gjatë gjithë sezonit në këtë kompeticion ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.
19-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes në finalen e mbrëmshme si dhe luajti rol në suksesin historik të Parisit./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend