Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në mënyrë zyrtare kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm dhe të papërballueshëm për qytetarët.
Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, bëri të ditur se partia ka ndërmarrë hapa ligjorë për ta sfiduar këtë vendim brenda afateve të përcaktuara.
“Ngritja e çmimit e ka bërë të pamundur përballimin e kësaj kostoje të lartë nga rritja e çmimeve që do të pasojë nga vendimet e paligjshme të ZRRE-së. Ne sot, duke ndjekur hapat ligjorë, e kemi dorëzuar kundërshtimin tonë administratës në ZRRE. Jemi të bindur që qëndrimet e tyre do të jenë të njëjta. Ne do të presim 15 ditë për ta anuluar këtë. Nëse brenda 15 ditëve ata nuk e anulojnë, ne do ta procedojmë në departament,” tha Tahiri.
Ambasada italiane, për Amir Rrahmanin: Histori lidhjeje mes ...
Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një nu...
Bajrami: KEK me vetëm një bllok aktiv, energjia po vjen nga ...
Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km ...
Të paktën tetë të vdekur në aksidentin me balonë fluturuese ...
Jackson kërkon falje pas kartonit të kuq në Botërorin e Klub...