Arsenal gati ta “blindojë” yllin e skuadrës me një kontratë afatgjate

22:52 | 29 Maj 2025
D.H

Arsenal është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje afatgjatë me mbrojtësin brazilian Gabriel Magalhães, duke siguruar qëndrimin e tij në “Emirates” për shumë vite të tjera.

Sipas raportimeve nga BBC, negociatat janë në fazat përfundimtare, dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti, shkruan Arbresh.info.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, duke konfirmuar besimin e klubit te një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes.

Gabriel ka qenë një element kyç në skuadrën e Mikel Artetës, duke i dhënë stabilitet mbrojtjes së “Topçinjve” dhe aktualisht ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2027.

Ai është pjesë e klubit që nga sezoni 2020/21, kur u transferua nga Lille.

Këtë sezon ai ka luajtur 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar pesë gola dhe dhuruar tri asistime.

Sezoni i tij përfundoi më herët pasi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshje me Fulhamin, ku ia pamundësoi të luaj më këtë edicion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme