Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës u plagosën nga bandat kriminale serbe.
Qëllimi i këtyre sulmeve ishte pengimi i marrjes së detyrës nga kryetarët legjitimë të katër komunave në veri të vendit, transmeton Arbresh.info.
Sveçla theksoi se sot situata ka ndryshuar ndjeshëm.
Sipas tij, bandat kriminale janë shpartalluar, ndërsa kryetarët e komunave tashmë ushtrojnë detyrën e tyre normalisht, duke ofruar shërbime për qytetarët.
“Dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan. Sot, bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme. Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...