Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe banor i Tetovës, Fexhri Asipi Abrashi ka reaguar pas ndalimit të tij në pikën kufitare Jazhincë–Glloboçicë, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas Abrashit, ndalimi është kryer nga autoritetet kufitare të Kosovës, por me urdhër që, siç pretendon ai, ka ardhur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Abrashi shtoi se kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë. Ai theksoi se ishte ndaluar edhe dy muaj më parë në të njëjtën pikë kufitare, ku ishte mbajtur dhe marrë në pyetje për rreth pesë orë nga autoritetet.
Në deklaratën e tij, ai u ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe presidentes Vjosa Osmani që ta shqyrtojnë këtë situatë.
“Serbia e maqedonia e veriut na malltretojnë, por pse pse pse kosova e bën këtë? apo pse luftuam kundër serbëve në kosovë e maqedoninë e veriut? I bëj thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, ministrit Sveçla dhe presidentes së kosovës ta rregullojnë këtë marrëveshje, se ne nuk do rrimë duarkryq”,tha ai.
Sipas Fexhri Asipi Abrashit, marrëveshja që ka hyrë në zbatim së fundmi, konkretisht me fillimin e implementimit të parimit “Hyrje – Hyrje” në pikëkalimin e përbashkët kufitar Glloboçicë–Jazhincë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është e dëmshme për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .
Ndryshe, dje ka nisur implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në pikëkalimin e përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, atë Glloboqicë – Jazhincë. /Arbresh.info
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...