Ambasadori i Palestinës në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, është përlotur gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa fliste për tragjedinë humanitare në Gaza.
Me zë të dridhur dhe sy të mbushur me lot, Mansour përshkroi situatën rrëqethëse që po përjetojnë fëmijët palestinezë, veçanërisht ata që vuajnë nga uria dhe pasojat e bombardimeve të vazhdueshme.
“Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria. Imazhet e nënave që përqafojnë trupat e tyre të pajetë, ua përkëdhelin flokët, u flasin, u kërkojnë falje. Është e padurueshme. Si mund ta bëjë dikush këtë? Më falni, z. President. Kam nipër e mbesa. E di çfarë do të thotë kjo për një familje. Të shohësh këtë realitet mbi palestinezët dhe të mos bësh asgjë, është përtej çdo aftësie njerëzore për ta duruar,” tha ai.
Në fjalimin e tij, Mansour përmendi edhe rastin e dhimbshëm të mjekes palestineze, Dr. Alaa al-Najjar, e cila humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj. Të gjithë fëmijët mbërritën të vdekur dhe të djegur në spitalin ku ajo punonte.
Momenti më emocional i fjalimit ndodhi kur Mansour nuk mundi ta mbante veten dhe u detyrua ta ndërpriste për disa çaste fjalën e tij, duke lënë sallën në heshtje të plotë dhe thellësisht të tronditur.
Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëm...
Vdes Ajet Elshani, ish-epror i UÇK-së dhe TMK-së
Kancelari gjerman i kërkon Trumpit të qëndrojë pranë Evropës...
Bitcoin arrin një rekord të ri historik
Osmani: Kosova qëndron me ShBA-në për të ndërtuar kapituj të...
Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO...