Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin që i hap rrugën rikthimit në shërbimin aktiv ushtarakëve në rezervë.
Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ka për qëllim të plotësojë nevojat e Forcave të Armatosura me personel të kualifikuar dhe të forcojë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë.
Sipas këtij vendimi, ushtarakët që kanë qenë më parë në shërbim, oficerë, nënoficerë apo ushtarë dhe detarë, do të kenë mundësi të rikthehen në shërbimin aktiv kur strukturat ushtarake kanë nevojë për specialitetin apo përvojën e tyre.
Vendimi ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes për të publikuar thirrjet për pozicione të hapura në faqen e saj zyrtare, ndërsa aplikimi do të kryhet online përmes portalit e-Albania, shkruan A2CNN.
Pas dorëzimit të dokumenteve, kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisione përkatëse dhe kontrollit të sigurisë.
Kandidatët e përzgjedhur do të titullohen si ushtarakë aktivë, për t’u emëruar më pas në detyrën përkatëse.
Ata do të ruajnë gradën që kanë pasur në momentin e daljes në rezervë dhe nuk do të kenë të drejtë për avancim gjatë periudhës së kontratës.
Vendimi gjithashtu parashikon se në rastet e mobilizimit të pjesshëm apo të përgjithshëm, rikthimi në shërbim mund të bëhet edhe pa aplikim, me njoftim të drejtpërdrejtë nga institucionet ushtarake.
Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm për të garantuar gatishmërinë në radhët e Forcave të Armatosura shqiptare sipas modeleve më të mira të vendeve të NATO-s dhe është një mundësi për shumë ushtarakë që të japin sërish kontributin e tyre në shërbim të vendit.
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...