Çiftet e reja që kanë braktisur jetën në fshat në Maqedoninë e Veriut, së shpejti mund të kenë një arsye të fortë për t’u kthyer në vendlindje.
Siç bëhet e ditur, qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon t’i stimulojë çiftet e reja të jetojnë në fshat përmes një mbështetje financiare që arrin deri në 100 mijë euro – ndihmë që do të ofrohet përmes një ligji të ri për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Por, kushti është i qartë: përfituesit duhet të merren me bujqësi për të paktën 10 vitet e ardhshme, shkruan Euronews.
Projektligji, i cili aktualisht është në shqyrtim publik, parashikon që kjo shumë t’u ndahet çifteve të reja deri në moshën 40 vjeç, që vendosin të ndërtojnë një të ardhme në fshat përmes investimeve në bujqësi.
Ligji parashikon edhe mbështetje për të rinjtë që duan të nisin një biznes të ri në fshat – në këtë rast, po ashtu mund të përfitojnë deri në 100 mijë euro.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...