Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor 2025, sepse kjo gjendje do të përkeqësojë edhe më shumë situatën ekonomike.
Tahiri, në një konferencë për media, theksoi se shifrat alarmante të çmimit të energjisë deri tani, janë rezultat i ankandeve të kurdisura dhe përfitimeve marramendëse për kompanitë e lidhura me Qeverinë Kurti, përcjell Arbresh.info.
“Partia Demokratike e Kosovës kërkon auditim të jashtëzakonshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe auditorë të pavarur për ankandet, përfituesit dhe shumat e shpenzuara, pezullim të menjëhershëm të vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë; si dhe hetim të thelluar nga Prokuroria Speciale për të gjitha zyrtarët dhe aktorët e përfshirë në këtë skandal”, shtoi Tahiri.
Ai tha se pas tre vitesh bllokim nga shumica parlamentare për të mos lejuar hetimin e sektorit të energjisë, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për keqpërdorimet që rëndojnë jetën dhe ekonominë e tyre.
“Publikimi i raporteve zyrtare mbi shitblerjen e energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar ka konfirmuar denoncimet e vazhdueshme të Partisë Demokratike të Kosovës për abuzimet në sektorin e energjisë. Vetëm brenda një dite, çmimi i transmetimit të energjisë u rrit nga 2 në 798 euro për MWh, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej mbi 1 milion euro në vetëm 6 orë”, tha Tahiri./Arbresh.info/
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...