Zyrtarisht, sot do te fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje-Hyrje” mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriut, në pikëkalimin e përbashkët kufitar Gllobiqicë-Jazhincë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se ceremonia implementuese do të fillojë në ora 14:00, teksa të pranishëm do të jenë ministri në detyrë i MPB-së, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti, ministri i MOB-së maqedonase. Pançe Toshkovski, si dhe delegacionet përkatëse.
“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive” deklaron MPB-ja.
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati