Ka përfunduar intervistimi i ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
“Ka përfunduar. Z. Peci është liruar në procedurë të rregullt”, tha Luta.
Ndryshe Peci është intervistuar si i pandehur lidhur me kontratën e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Në pyetje nga hetuesia është marr edhe drejtori i AUV-it, Bekim Hoxha.
Ndërsa sot gjatë ditës lidhur me rastin e përpunimit të e mbetjeve shtazore janë bastisur Ministrina e Bujqësisë, Agjencina për Zhvillim të Bujqësisë, Agjencina për Ushqim dhe Veterinari dhe disa lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Peci po intervistohet si i pandehur për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...