Pas rreth katër orëve bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Njësia e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka përfunduar veprimet e saj, duke marrë prova nga kjo ministri.
Sipas prokurorit Admir Shala, Prokuroria Speciale ka konfirmuar nisjen e një hetimi lidhur me mënyrën e dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Para mediave, prokurori Shala bëri me dije se bastisjet janë zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, përfshirë institucione shtetërore dhe një kompani private.
Ai shtoi se këto kontrolle dhe bastisje janë kryer në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe me autorizim përkatës nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, hetimi po zhvillohet për të sqaruar dyshimet lidhur me mënyrën e dhënies në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore./Arbresh.info



LEXO EDHE:
Dyshime për fabrikën e mbetjeve shtazore – bastisje edhe në AUV dhe kompaninë përfituese
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...