Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Vetëvendosje tashmë është përcaktuar për këtë çështje, e ajo çfarë duhet, sipas saj, është se deputetët të marrin pjesë në votim për komisionin për votimin e fshehtë, qoftë për, qoftë kundër apo të abstenojnë.
“Jo që të vinë në Kuvendin e Kosovës dhe të mos marrin fare pjesë në votim. Pra këtu shtrohet pyetja se ‘për çka po vinë. Në qoftë se vijnë dhe nuk votojnë, nuk janë duke e kryer detyrën e deputetit”, tha ajo.
Për bashkëpunimin e mundshëm mes LVV-së dhe Nismës, Haxhiu tha se i shohin këta të fundit si partnerë.
“Ne kemi theksuar që i shohim si partnerë tanë. Për këtë ka pasur disa takime. Diskutimet vazhdojnë për këtë qëllim dhe urojmë të përmbyllen sa më parë. Por, para qeverisë është Kuvendi”, tha Haxhiu.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi, sepse kemi shumë plane në Qeverinë Kurti 3, prandaj është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi” tha ajo.
Haxhiu kërkoi nga të gjithë deputetët që të votohet për komisionin për votim të fshehtë.
“Pavarësisht qëndrimeve personale dhe asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ne jemi shumë të hapur të bashkëpunojmë me subjektet politike, por asnjëherë nuk do t’i pranojmë kërkesat e tyre të paarsyeshme, të pajustifikueshme, të cilat nuk përkojnë as me Kushtetutën e as me aktgjykimin e Kushtetueses”, tha ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
E pyetur nga gazetarët se si do t’i marrin pagat e muajit maj Haxhiu e konfirmoj edhe një herë se do të paguhen si ministra./rtk
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...