Pas dështimit të seancës për herë të 22-të, deputeti i LDK-së, Anton Çuni, tha se është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën qasje, duke theksuar se Vetëvendosja nuk ka numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.
Ai shtoi se është e kotë të vazhdohet me të njëjtën agjendë dhe të këmbëngulet pa fund, kur nuk ka zgjidhje të ofruara.
“Sipas meje, kjo situatë tregon qartë se VV-ja nuk ka votat e nevojshme për krijimin e qeverisë,” tha Çuni.
I pyetur në lidhje me kontaktet që VV-ja po i bën deputetëve të LDK-së, Çuni pranoi se ka pasur komunikime të ndryshme.
“Mund të them se janë kontaktuar të gjithë deputetët në forma të ndryshme,” u shpreh ai.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...