KQZ sot mban mbledhjen e radhës

08:17 | 27 Maj 2025
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 13:30, shkruan Arbresh.info.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Këshillat e KQZ

2.1. Këshilli për Buxhet dhe Financa

2.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i draft– projektit për organizimin e punëtorisë pas-zgjedhore në bashkëpunim me komisionin e Venecias

2.2. Këshilli për Operacione Zgjedhore

2.2.1. 2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për marrjen e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në Qendra të Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare për Zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 09.02.2025.

2.2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për asgjësimin e materialit zgjedhor 2025

2.2.3. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të Rregullores Zgjedhore Nr. 10/2024 Fletëvotimet dhe Broshurat.

2.2.4. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të Rregullores Zgjedhore Nr.03/2024 Krijimi, Konfirmimi dhe Kundërshtimi i listës së votuesve.

2.3.Këshilli për Çështje Ligjore

2.3.1.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Fushë Kosovë

5. Të ndryshme/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme