Më 27 maj 1999, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë konfirmoi padinë kundër presidentit të atëhershëm jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e akuzuar si kriminel lufte.
Millosheviqi u arrestua më 1 prill 2001 në Beograd. Më 28 qershor të po atij viti, me urdhër të qeverisë serbe, ai u ekstradua në Hagë, pasi ishte bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.
Më pas, aktakuza ndaj tij u zgjerua edhe me krime lufte në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.
Gjykimi kundër Millosheviqit nisi më 12 shkurt 2002. Procesi i paraqitjes së provave nga Prokuroria për krimet në Kosovë, Kroaci dhe për gjenocidin në Bosnje zgjati deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij filloi në fund të gushtit të po atij viti.
Gjatë gjykimit, procesi u ndërpre shumë herë për shkak të problemeve serioze shëndetësore, përfshirë sëmundje kardiovaskulare dhe tension të lartë të gjakut.
Më 11 mars 2006, në orën 09:30, Slobodan Millosheviq u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë.(ICTY) në Hagë konfirmoi padinë kundër presidentit të atëhershëm jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e akuzuar si kriminel lufte./Arbresh.info
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...