Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë homazhe në Landovicë të Prizrenit duke kujtuar operacionin “Shigjeta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, ky operacion pati rëndësi taktike dhe strategjike duke përshpejtuar kapitullimin në terren të forcave të armatosura të Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Më pas në akademinë përkujtimore bashkëluftëtarëve, miqëve dhe familjarëve theksuam rëndësinë jetike që kishte ky operacion i cili ishte urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe, nga data 26 maj deri më 10 qershor të vitit 1999, për dy javë, rreth 2 000 ushtarë të UÇK-së, luftuan me trupat ushtarake serbe nëpër brezin kufitar. Asgjësimi i forcave serbe të dislokuara përgjatë zonës kufitare me Shqipërinë dhe pastrimi i atij territori nga ushtria serbe ishte i domosdoshëm, prandaj operacioni “Shigjeta” duhej të zhvillohej patjetër me saktësi dhe efikasitet të plotë.”, ka shkruar Maqedonci.
“Në tokë ushtarët e UÇK-së ndërsa në ajër avionët e NATO-s, i dërrmuan trupat serbe, që deri në ditët e fundit po i vrisnin refugjatët shqiptarë që vet po i dëbonin në drejtim të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sot falë sakrificës së UÇK-së dhe popullit tonë vendi ynë frymon i lirë dhe i pavarur. Lavdi dhe nderim përjetë të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar tutje ai./Arbresh.info/
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...