Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator kur nis sesioni i ri parlamentar.
I pyetur nga Top Channel, Berisha tha se greva e urisë nuk përjashtohet dhe se do bindë shqiptarët që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.
“Apsolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant.Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë”-ishte përgjigja e Berishës.
Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit farsë, Berisha përsëriti edhe njëherë se Partia Demokratike nuk i njeh këto zgjedhje.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media