Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, realizoi një telefonat me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9 korrik për të arritur një marrëveshje të mirë tregtare.
Në një postim në X, Von der Leyen shkroi tha se kishte një telefonate të mirë me presidentin amerikan.
“BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë marrëdhënien më të rëndësishme dhe më të ngushtë tregtare në botë. Evropa është gati të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, shkroi von der Leyen, duke shtuar se për të arritur një marrëveshje të mirë, do iu duhet kohë deri më 9 korrik.
Kujtojmë se presidenti amerikan kishte njoftuar vendosjen e tarifave shtesë prej 50% ndaj Bashkimit Evropian nga 1 qershori, në një postim në Truth Social, duke vënë në dukje se negociatat me udhëheqjen e Unionit janë joefektive.
Presidenti e përshkroi “deficitin tregtar vjetor prej 250 milionë dollarësh” si të papranueshëm dhe sqaroi se nuk do të vendoseshin tarifa shtesë nëse produktet prodhohen në Shtetet e Bashkuara.
Good call with @POTUS.
The EU and US share the world’s most consequential and close trade relationship.
Europe is ready to advance talks swiftly and decisively.
To reach a good deal, we would need the time until July 9.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 25, 2025
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK