Mediat në Gjermani kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Koblenz, ku kanë mbetur të vdekur tre shtetas shqiptarë.
Sipas autoriteteve gjermane, gjashtë pasagjerë të tjerë në automjetin që rezulton të jetë një minibus me nëntë vende, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, ku po trajtohen me ndihmë mjekësore.
Një zëdhënës i zjarrfikësve tha për DPA-në se një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç humbën jetën në aksident. Gjashtë personat e tjerë ishin midis moshës 20 dhe 66 vjeç dhe nuk u plagosën rëndë.
Autoritetet kanë sqaruar më tej se grupi prej 9 personazh po kthehej nga një festë familjare në shtetin e Hessen kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit.
“Nuk ka indikacione se shoferi 22-vjeçar ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës”, tha policia, duke i kërkuar publikut të mos përfshihej në spekulime. “Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm”, shtoi një zëdhënës i policisë së Koblenzit.
LEXO EDHE:
Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...