Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj pretendimeve të palës serbe pas incidentit të ndodhur gjatë manifestimit të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, një ditë më parë.
Ai i ka cilësuar reagimet si propagandë të qëllimshme, e cila sipas tij synon të manipulojë opinionin publik në Serbi.
Sipas Sveçlës, këto përpjekje dezinformuese nuk do të kenë ndikim përtej qarqeve nacionaliste dhe të painformuara.
“Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajne dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta! Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...