Bruno Fernandes ka një afat deri javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të nënshkruajë një marrëveshje prej rreth 200 milionë funtesh me Al-Hilal.
Klubi nga Arabia Saudite dëshiron një përgjigje deri në fund të majit dhe është gjithnjë e më shpresëplotë se Fernandes mund të bindet të largohet nga Old Trafford.
Sipas mediumit Daily Mail, Al-Hilal i ka ofruar Bruno Fernandesit një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 200 milionë funtesh apo mbi 230 milionë euro.
Me këtë ofertë, ylli portugez do të fitonte 77 milionë euro në vit apo plotë 6.4 milionë euro në muaj.
Kalimi te klubi saudit do ta bënte Fernadesin të fitonte 1.5 milionë euro në javë apo 210,000 euro në ditë, duke qenë padyshim njëri nga më të paguarit në botë.
Ata gjithashtu planifikojnë t’i bëjnë Djajve të Kuq një ofertë prej 100 milionë funtesh apo rreth 120 milionë euro për kapitenin e tyre.
Ndryshe, Fernandes pranoi pas finales së humbur të Ligës së Evropës nga Tottenhami se mund të shitej nëse klubi dëshiron të balancojë llogaritë.
“Nëse klubi mendon se është koha të ndahen rrugët sepse duan të fitojnë para, kështu është”, ka thënë Fernandes. /Telegrafi/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë