Një vajzë ka raportuar në polici se i është vjedhur telefoni celular teksa ndodhej në korridorin e banesës së saj në rrugën “Çika Jovina” në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia policore ka ndërmarrë veprime operative dhe ka arritur ta identifikojë e ta arrestojë personin e dyshuar.
Telefoni i është kthyer viktimës.
“Rr. Qika Jovina, Mitrovicë Veri 22.05.2025 – 18:40. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në korridorin e banesës i është vjedhur telefoni celular. Gjatë punës operative njësia policore ka arritur ta arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe telefonin ia ka kthyer viktimës. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë