Të premten në fshatin Rakoc të Gjakovës janë raportuar të shtëna me armë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar dy vrima në murin e një shtëpie, që dyshohet se janë shkaktuar nga plumba.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë e kalibrit 7.62mm.
“Fsh. Rakoc, Gjakovë 23.05.2025 – 14:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pasi ka dëgjuar të shtëna nga arma ka vërejtur në murin e shtëpisë dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë të kalibrit 7.62mm. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...