Administrata Trump ka ndërmarrë hapa për t’i ndaluar Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë, duke e përshkallëzuar përplasjen me universitetin më të vjetër të Amerikës.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, shkroi në X se administrata i ka revokuar Harvardit “certifikimin e Programit të Shkëmbimeve për Studentë dhe Vizitorë, për shkak të dështimit të tyre për të vepruar në përputhje me ligjin.”
Ajo tha se ky hap vjen si pasojë e “promovimit të dhunës, antisemitizmit dhe bashkëpunimit me Partinë Komuniste Kineze” në ambientet e kampusit të Harvardit, raporton BBC.
Pasojat e këtij vendimi janë të mëdha: Harvard nuk do të mund të regjistrojë më studentë ndërkombëtarë të rinj dhe ata që janë aktualisht të regjistruar duhet të transferohen në institucione të tjera ose rrezikojnë të humbasin statusin e tyre ligjor në SHBA./rtk
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita