Policia në Prizren ka nisur sot realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, të cilët në bashkëveprim i kanë premtuar një viktime se në emër të personit zyrtar do të ndikojnë në vendimmarrje te personi zyrtar, për lirimin e një të dyshuari nga paraburgimi, i cili është i dyshuar për rastin “Fajdeja”.
Bëhet e ditur se janë arrestuar i dyshuari nr.1 (i pa punë), i dyshuari nr.2. (shofer në Gjykatën Themelore në Prizren) dhe i dyshuari nr.3 (avokat)
Me urdhër të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria, iu caktua masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...