Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me takimin që pati me kreun e VV-së, Albin Kurti. Në një deklaratë për media, Limaj tha se pjesëmarrja në bisedime nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim me palën tjetër.
Ai nënvizoi se përballja me sfidat politike dhe institucionale që po kalon Kosova kërkon pjekuri politike dhe reflektim, veçanërisht nga partitë kryesore që mbajnë përgjegjësinë më të madhe në vend.
“Këto tema janë shumë serioze, që me dy minuta nuk përfundojnë e as të sqarohen. Unë gjatë jam në politikë, kam dëshirë të jem i kujdesshëm. Besoj ditëve në vijim do të jem në intervistë më të gjatë, dhe do të jap mendimet e vizionin tonë. Ajo që mund të them, e po ndodh, tash e tre muaj ju e dini, jemi linçuar në publik, kemi bërë thirrje që për tema nacionale, forcat politike duhet të bisedojnë. Edhe kur nuk pajtohen. Ulja në tavolinë nuk do të thotë që pajtohesh. Nuk ka asgjë u pajtuam nuk u pajtuam, thashë që në intervistë do ta shpalosi vizionin e Nismës. Kosova ka nevojë urgjente për themelimin e institucioneve, dhe kjo bëhet përmes bashkëbisedimeve. Edhe nesër me shku në zgjedhje, pasnesër duhet me u ul me bisedu. Kosova është shtet me shumë telashe. Nuk e kemi luksin me u sjell si të tjerët në rajon. Të tri partitë kanë përgjegjësi të madhe, për të dhënë kontribut që Kosova të ketë institucione”, tha ai./Arbresh.info/
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup