Policia e Kosovës në një operacion të zhvilluar në Prishtinë nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka arrestuar një person për veprën penale “kanosje”
I dyshuari është Visar Dabiqaj, rreth 30-vjeçar, i cili për muaj të tërë ka dërguar email-e kërcënuese dhe përmbajtje të papërshtatshme ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë: Prokurorinë e Shtetit, Policinë e Kosovës, Universitetin e Prishtinës,si dhe zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve.
Në mesin e rasteve të mëparshme, Dabiqaj kishte kanosur drejtpërdrejt ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Këtë herë, email-i që është përdorur për dërgimin e mesazheve kërcënuese është: edhe [email protected], që sipas hetuesve është i lidhur drejtpërdrejt me të dyshuarin dhe është përdorur në mënyrë sistematike për shpërndarjen e kërcënimeve.
Gjatë bastisjes së realizuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar: Një laptop, një tablet, një telefon mobil, të cilat dyshohet se janë përdorur për realizimin e veprës penale.
Me vendim të prokurorit të çështjes, Visar Dabiqaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”, me rrezikshmëri të lartë për shkak të targetimit të institucioneve publike dhe zyrtarëve të tyre.
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...