Bitcoin ka arritur një nivel të ri historik, duke kaluar për herë të parë pragun prej 110,000 dollarësh për njësi, sipas të dhënave nga platforma e tregtimit Binance.
Rreth orës 02:27 të mëngjesit, çmimi i kriptomonedhës u rrit me 3.65%, duke arritur në 111,000 dollarë. Megjithatë, disa minuta më vonë, çmimi pësoi një korrigjim të lehtë, duke u ulur në 109,600 dollarë, me një rritje totale ditore prej 2.59%.
Ekspertët e tregut, të cituar nga agjencia ruse TASS, kanë parashikuar që rritja e Bitcoin mund të mos ndalet në këtë pikë. Sipas tyre, monedha më e madhe dixhitale në botë ka potencialin të arrijë deri në 300,000 dollarë në periudhë afatmesme, duke reflektuar interesin në rritje institucional dhe qëndrueshmërinë e teknologjisë blockchain, raporton euronews, transmeton albinfo.ch.
Bitcoin, i prezantuar për herë të parë në nëntor 2008 nga një autor (ose grup autorësh) nën pseudonimin Satoshi Nakamoto, është një sistem i decentralizuar që operon pa një bankë qendrore apo ndërmjetës financiar. Transaksionet verifikohen dhe ruhen në një regjistër publik të quajtur blockchain, ndërsa njësitë e reja të monedhës krijohen përmes procesit të minimit.
Rritja aktuale e çmimit po konsiderohet si një nga valët më të forta në historinë e Bitcoin-it dhe vjen në një moment kur tregjet financiare globale po përballen me paqëndrueshmëri dhe inflacion të lartë.
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...