Shtetet afrikane kanë humbur rreth 60 milionë euro në vitin 2024 si pasojë e refuzimeve të aplikimeve për viza afatshkurtra Schengen, sipas një analize nga organizata britanike LAGO Collective.
Shembulli i Joel Anyaegbu, një konsulent lojërash nga Nigeria, është një nga mijëra të ngjashëm: ai u përball me dy refuzime për vizë për të udhëtuar në Barcelonë, pavarësisht se kishte paraqitur dokumentacion të plotë dhe dëshmi të pasurisë në vendin e tij. Ai e cilësoi përvojën si poshtëruese, duke thënë se refuzimi e detyroi të anulonte takime të rëndësishme në një konferencë.
Vetëm nga Nigeria, në vitin 2023 u refuzuan 50,376 aplikime për viza, pothuajse gjysma e kërkesave të bëra. Me një tarifë aplikimi jo të rimbursueshme prej 90 eurosh për person, kjo i ka kushtuar nigerianëve mbi 4.5 milionë euro.
Sipas LAGO Collective, vendet më të varfra, përfshirë shumë në Afrikë si Gana, Senegali dhe Nigeria, përballen me normat më të larta të refuzimit – që arrijnë deri në 40-50%.
Komisioni Evropian tha se çdo aplikim për vizë shqyrtohet individualisht dhe nga vendimmarrës me përvojë, duke marrë parasysh qëllimin e udhëtimit, burimet financiare dhe vullnetin e aplikantit për t’u kthyer në vendin e tij. Megjithatë, kritikat për trajtimin e padrejtë të aplikantëve nga vendet afrikane vazhdojnë të shtohen. / abcnews.al
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...