Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 0.2 gram substanca narkotike dhe rreth 825 euro para të gatshme, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy gjësë substanca narkotike, ku më pas policia ka bastisur banesën e të dyshuarit në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese najloni me substanca narkotike dhe dy peshore digjitale.
Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro.
“Prishtinë 21.05.2025, 19:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.2 gram, një telefon një palë çelësa të banesës dhe para të gatshme të valutave të ndryshme rreth 825 euro. Tek i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 2.1 gram. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e banesës së të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale. Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...