Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini, ku përballë gazetares Edita Doli ndau me publikun planet për të shënuar 40-vjetorin e karrierës së saj artistike.
Adelina, e cila për vite me radhë ka qenë një ndër figurat më ikonike të estradës shqiptare, zbuloi se përvjetorin e karrierës do ta shënojë me katër projekte të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen gjatë këtij viti.
Gjatë intervistës, dëgjuesve të emisionit “Radar” iu dha mundësia të telefononin dhe të bënin nga një pyetje për këngëtaren. Ndër pyetjet më të komentuara ishte ajo e një dëgjuesi, i cili kërkoi të dijë për raportet mes dy ikonave, siç i quajti ai, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi.
Adelina reagoi me të qeshura dhe tha shkurt: “Këtë pyetje duhet ta bësh tjetërkund, jo te unë”.
Këngëtarja nuk preferoi të japë një përgjigje më të zgjeruar, duke e shmangur temën me diplomaci.
Përndryshe, në fillimet e karrierës së tyre, Adelina dhe Leonora kanë qenë të përfshira në një përleshje fizike, e cila aso kohe kishte bërë bujë në mediat shqiptare dhe kishte përfunduar edhe në gjykatë – një ngjarje që për shumëkënd ka mbetur në kujtesë si një prej polemikave më të mëdha të estradës shqiptare.
Pavarësisht kësaj, duket se Adelina Ismaili është më e fokusuar se kurrë në krijimtarinë e saj të re, për të shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e muzikës shqiptare. /Telegrafi/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn