Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Mitrovicë të Veriut, duke konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit dhe një substancë të dyshuar narkotike.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëvendësdrejtori i policis për rajonin e veriu, Veton Elshani.
Ai tha se aksioni është ndërmarrë sot rreth orës 11:00 nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë të Veriut, me asistimin e njësive të Regjionit të Veriut.
Kontrolli është kryer në banesën e të dyshuarit M.J., pas marrjes së informatave operative që sugjeronin posedim të armëve dhe narkotikëve.
Policia ka thënë se gjatë kontrollit janë gjetur, dy jelekë taktikë antiplumb, një maskë gazi, 14 karikatorë për armë të llojit AK-47, 256 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 gram./Arbresh.info



@arbresh_info Policia sërish me aksion në veri, konfiskon armatim dhe substanca narkotike #fypp #police #veri #vetonelshani #video ♬ Film Tension Background – Dmitriy
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi