Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot një vizitë shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter.
Ky është një moment historik, pasi është vizita e parë shtetërore e një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër.
Në sheshin qendror të Bernës, një numër i madh qytetarësh kosovarë janë mbledhur për të pritur Presidenten Osmani.
Ata e kanë mirëpritur me flamuj kombëtarë dhe brohorima, duke shprehur mbështetje dhe krenari për vizitën e parë shtetërore të një presidenti të Kosovës në Zvicër./Arbresh.info



Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...