Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, do të organizojë sot një takim të hapur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të diskutuar pasojat e vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë.
Takimi do të mbahet në ora 14:00, në sallën 506 të Kuvendit, dhe do të shërbejë si një mundësi për të shqyrtuar pasojat e mundshme të këtij vendimi.
Ky reagim vjen pas mungesës së përgjigjes nga Autoriteti Regulator i Energjisë (ZRrE) për kërkesën zyrtare të 30 deputetëve lidhur me këtë çështje.
“Ky takim vjen si reagim ndaj mungesës së përgjigjes nga ZRrE për kërkesën zyrtare të 30 deputetëve, dhe si nevojë urgjente për të diskutuar pasojat serioze të vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë, i cili pritet të ndikojë negativisht në sektorin privat, ekonominë e vendit dhe në rritjen e çmimeve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...