Policia e Kosovës njofton se kanë arritur të arrestojnë një person 55-vjeçar në Prizren i cili ishte nën vuajte të dënimit për 3 vjet burgim.
Në njoftim thuhet se i arrestuari është G.Sh nga fshati Shpenadi e Prizrenit, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Më datën 20.05.2025 bazuar planin operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave 2025” njësiti urdhëresave pran Stacionit Policor Prizren Veri , në kuadër të aktiviteteve të veta pas formimit të grupit punues ( Task Forcës) edhe pas disa tentativave të një pas njëshme ka arritur të identifikoi lokacionin e vendndodhjen së personit të dënuar me tre vjet burg G.SH. 55 vjeçar nga fshati Shpenadi KK-Prizren .
Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren , dje me datën 20.05.2025 pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh. paraqitet në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg.
Personi në fjalë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me tre vjet burg për shkak të veprës penale “Detyrim” sipas Kodit Penal të Kosovës./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër